Hapja e negociatave, Kotzias: Shqipëria duhet të plotësojë 5 prioritete
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të Këshillit të Ministrave që ka shprehur dakordësi për rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kotzias ka rikujtuar se për vendin tonë janë 5 prioritete.

“Shqipëria duhet të plotësojë 5 prioritete. Pika 49 e deklaratës ka të bëjë me gjyqësorin. Në paragrafin 50, lufta kundër korrupsionit dhe krimit. Në paragrafin 51, respektimi i të drejtave të pakicave. Të respektohen gjithmonë investimet greke. Pika 55, për marrëdhëniet e mira fqinjësore”, është shprehur Kotzias.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm grek tha se duan Shqipërinë pjesë të Bashkimit Evropian./Albeu.com/
Shtuar më 13/12/2016, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori