Hapi parcela për kanabis, arrestohet vlonjati
Policia ka vënë në pranga një 51 vjeçar në Vlorë pasi kishte kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të territorit, uniformat blu zbuluan 100 bimë kanabis në fshatin Drashovicë në vendin e quajtur “Kumë e madhe” në një tokë të hapur rishtas.

Nga hetimet është zbuluar se autor i kultivimit të drogës është Ahmet Nelaj.

Ai është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2017, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori