Në Elbasan është hapur spitali COVID 5, ku do të jenë në dispozicion 81 shtretër.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta
Manastirliu këtë të martë nga Elbasani ka bërë me dije se
spitalet Rajonale tashmë do të jenë në ndihmë të pacientëve me
Covid.
Ajo ndër të tjera ka theksuar se ndihma e parë mjekësore për të gjithë pacientët e infektuar me
Covid në qytetet përkatëse do të jetë një hap para në luftën ndaj
Covid.
“Duhet të marrë sherbim në
spitalet rajonale p;ara se të dërgohet për një trajtim më të specializuar në tiranë. Ne jemi duke e përballuar këtë situatë, jemi në një situatë të qëndrueshme të pacientëve që kërkojnë ndihmë hospitalizimi. Deri më tani nuk i kemi ezauruar kapacitete spitalore por është e rëndësishme që të kemi në krah dhe
spitalet rajonale në këtë betejë. Ne jemi duke miradministruar të gjithë sistemin, mjekët specialistë janë të formuar dhe janë duke u përgjigjur sistemit shëndetsor, ne do të kishim më shumë mjekë specialistë nëse deri në vitin 2013 nuk do të ishin ndërprerë proceset e specializimit”, tha
Manastirliu. .
Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë mjekët dhe infermierët të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social që të mos përhapin koronavirusin.
Shtuar më 15/12/2020,
ora 11:42