Hapet Ambasada e Izraelit, blindohet Tirana
21 vjet pas vendosjes sė marrėdhenieve diplomatike me Shqipėrine, Izraeli vendosi tė hapė ambasadėn e parė nė Tiranė, duke zgjedhur tė perfaqesohet nga zevendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Avigdor Lieberman.

Nė ceremoninė e inaugurimit, e zhvilluar nė masa tė larta sigurie, ajo qė ra nė sy mė shumė sesa prania e politikanėve mė tė rėndėsishėm, ishte prania e pėrfaqėsuesve tė klerit mysliman.

Kjo gjė ėshtė vėnė re dhe vlerėsuar edhe nga kryediplomati izraelit, i cili theksoi se ėshtė shumė i lumtur pėr hapjen e misonit nė Shqipėri, e cila ėshtė njė vend me shumicė myslimane por edhe anėtare e NATO-s.

Shqipėria e ka njohur Izraelin qė nė vitin 1949 por vetėm prej 21 vjetėsh kemi marrėdhėnie zyrtare dhe tė ngushta.

"Kur isha student ne ish-Bashkimin Sovjetik, nese dikush do te me thoshte se nje dite une do te hapja ambasaden e Izraelit ne Tirane, si minister i Puneve te Jashtme te Izraelit, une natyrisht do t’i thosha qe je i ēmendur. Kjo ishte dicka e pabesueshme. Po kjo tregon sesa shume ndryshon bota moderne, sesa dinamike eshte situata, sesa dinamike jane marredheniet. Ne duhet ta ndjekim kete dinamike dhe ne duhet te kontribuojme per te permiresuar marredheniet tona, per te permiresuar kushtet per njerėzit dhe vendet tona. Keshtu qe edhe nje here faleminderit zoti kryeminister, faleminderit te gjitheve per pėrpjekjet tuaja dhe per miqesine tuaj", tha ministri izrealit.

"Nė njė mjedis armiqėsor ndaj tij, nė tė cilėn antisemitizmi pėrdoret si doktrinė pėr tė konsoliduar regjimet opresive dhe si njė atavizėm i njė trashėgimie tė shkuar, Izraeli u bė shembull i zhvillimit demokratik dhe potencialeve tė mėdha tė lirisė dhe fakti qė ju, zoti Lieberman, njė ish student nė Bashkimin Sovjetik jeni sot, kėtu, si Zėvendėskryeministėr i kėtij shtetit, pėr tė hapur ambasadėn e vendit tuaj nė Tiranė. Kjo ėshtė mrekulli e lirisė nė tėrėsi dhe e vendit tuaj nė veēanti", deklaroi kryeministri Berisha.

Shqipėria ka njohur edhe shtetin e Palestinės, por kjo nuk e pengoi qeverinė e kryeministrit Berisha njė vit mė parė tė mos mbėshteste tentativėn e njėanshme tė Autoritetit Palestinez pėr t'u anėtarėsuar nė Kombet e Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nëse sot do të bëheshin zgjedhjet, për cilën parti do të votonit?
41.51 %
39.13 %
5.36 %
0.18 %
0.75 %
6.86 %
4.01 %
2.16 %
Total 14819 Vota!
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?