Hapet kufiri Kosove - Shqiperi
Albeu.com
Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani deklaroi se është dekontaminuar vendi dhe nga ora 20:00 në konsultim edhe me institucionet perkatese vendkalimi kufitar Kosove-Shqipëri Vërmicë hapet për qarkullim të rregullt të njerëzve dhe mallrave.Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani deklaroi se është dekontaminuar vendi dhe nga ora 20:00 në konsultim edhe me palën shqiptare dhe me rekomandim të zyrtarëve të Ministrisë së Ambientit, shëndetësisë dhe TMK-së vendkalimi kufitar Kosove-Shqipëri Vërmicë hapet për qarkullim të rregullt të njerëzve dhe mallrave.

Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani deklaroi se gjatë pasdites është arrestuar Shefki Kajseraj pronari i kompanisë PRIZMA OIL, e cila ishte destinacioni i tre kamionëve bullgarë.
“Është arrestuar shtetasi Shefki Kajseraj(45), drejtuesi i kompanisë PRIZMA OIL”, e cila ishte destinacioni i tre kamionëve. Ndërkohë njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit është duke u marrë me rastin. Gjithsejt janë arrestuar katër persona”, deklaroi Veton Elshani.
SHPK publikoi edhe emrat e vozitësve të tre kamionëve, shtetasit bullgarë: Dimitrov DIMITAR YANCHEV – 1973 shtetas Bullgar,Ivanov KRASTYO GOSPODINOV – 1952 shtetas bullgar,Dimov DINO KOLEV – 1961 shtetas Bullgar.
Shtuar më 28/05/2008, ora 08:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori