HAPET EPOKA UNIVERSITY; Epoka e Re e Arsimit
Albeu.com
Universiteti Epoka eshte iniciative e guximshme e institucioneve te para arsimore jo-publike ne shqiperi. Kolegjet Turke u hapen ne 1992, dhe eksperienca e perftuar ben te mundur dhe hapjen e nje universiteti te ri per te qene gjithmone ne zhvillim persa i perket qulifikimeve te metejshme akademike.Albert Kamy kur mori nobelin ne 1957 tha: “S`ka dyshim qe cdo brez pandeh se i takon atij ta rikrijoje boten. E megjithate brezi i im eshte i bindur qe nuk ka per t`ia dale mbane. Mbase misioni i tij eshte me i madh: te mos e lere boten te shperbehet.” Kete Kamyja ia tha brezit te tij, por tani sduhet te mjaftohemi me kaq, te merremi me riparime do te thote te ngelemi ne vend dhe kjo nuk eshte e mjaftueshme. Sot c`ka pritet nga brezat e rinj eshte qe ato te jene pasqyre e nje qyteterimi ne vazhdim. Ketu ndodh ndyshimi,se sa shpejt ndodh ky fenomen, dhe eshte pikerisht kjo qe percakton grupimet e shteteve ne bote. Duke mos dashur ti ngjajme nje modeli te vjeter sduhet te quajme e esenciale dhe te mjaftueshme riparimin e asaj c`ka kemi por te synojme ne modernizim e zhvillim.

Synojme zhvillim duke u bazuar ne trajten absolute te fjales, ku menyra me efektive qe ka provuar ne mos deshtimin e saj eshte pregatitja e brezave te rinj te afte per te perballuar ndryshimet qe prekin fusha te ndryshme ne vend dhe te atyre me permasa globale. Ndertimi i institucioneve arsimore qe permbushin standartet nderkombetare jane katalizatore efektiv te ketij procesi. Permirsimi akademik behet me implementimin e kurrikulave bashkohore, behet me ane te nje stafi akademik te perzgjedhur ne baze te pervojes dhe titujve akademik ne menyre qe te sjellin risi ne mesimdhenie. Epoka University hap nje faqe te re ne arsimin universitar, universiteti per vitin akademik 2007-2008 prezantohet me 4 dege, Universiteti eshte i bazuar ne sistemin amerikan 4-vjecar. Shkollimi në këtë universitet do të jetë tërësisht në gjuhën Angleze dhe i bazuar në teknologjinë kompjuterike. Standartet e Universitetit Epoka tregojne nje integrim ne shkallet e larta te edukimit cilesor ne Shqiperi. Universiteti synon te jete nje baze e rendesishme e mesimit jo vetem per nxenesit shqiptare po dhe atyre te huaj, ne menyre qe maturantet te mos largohen jasht atdheut thejsht per te kerkuar cilesine, tashme ato do ta gjejne ketu.

Universiteti Epoka eshte iniciative e guximshme e institucioneve te para arsimore jo-publike ne shqiperi. Kolegjet Turke u hapen ne 1992, dhe eksperienca e perftuar ben te mundur dhe hapjen e nje universiteti te ri per te qene gjithmone ne zhvillim persa i perket qulifikimeve te metejshme akademike. Universiteti EPOKA synon të sjellë një frymë të re akademike jo vetëm në Shqipëri dhe hapsirën shqipfolëse, por në të gjithë Ballkanin.Trupa akademike përbëhet nga profesorë nga vende të ndryshme si Shqipëria, Turqia, Shtetet e Bashkuara etj. Universiteti EPOKA sjell në Shqipëri, programe akademike që implementohen në universitetet më të suksesshme të Perëndimit, akreditimi do jete sistemi amerikan i kredive si dhe i konvertueshem ne sistemin europian ECTS te kredive per ti dhene mundesi nxenesve tane te bejne transferim notash si dhe do t`ju sigurojë studentëve hapsira të bollshme, laboratorë modernë, salla interneti dhe wireless, ambjente sportive, konferenca nga specialiste e mundesi per aktivitete te ndyshme sociale.

EPOKA synon të jetë një epokë e re e arsimit të lartë në Shqipëri, një vizion i suksesshëm, që për mëse 14 vjet me radhë ka shkolluar me mijëra të rinj shqiptarë në auditoret e Kolegjeve Turke.Fillimisht Universiteti EPOKA do të çelet në ambjentet e Ish Shkollës së Partisë në Tiranë, për tu mbartur më pas në një kampus modern në afërsi të aksit Autostradë-Rinas.Perzgjedhja ne universitet behet me ane provimit per te cilin regjistrimet kane filluar. Rregjistrimi i nxenesve ne kete menyre na jep mundesi te perzgjedhim nxenesit me te suksesshem.

Universiteti EPOKA synon hapjen e rruges me efikase per perfeksionimin e jetes akademike te studentit, se nje popull nuk le pas trashegimi me te mire se dija e qyeterimi. Asnjehere nje komb i ditur nuk eshte shfrytezuar a shtypur per njekohe te gjate, ai gjithmone ka triumfuar pasi drita eshte me e forte se erresira e dija eshte drite dhe injoranca eshte erresire. Ky eshte rasti qe na meson te jemi udheheqes te se ardhmes e jo vartes te saj.
Shtuar më 14/09/2007, ora 10:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori