Hapet Dosja H.
Albeu.com
Prokuroria dhe Policia e Kosovës pohojnë se kanë nisur hetimet ndaj disa zyrtarëve të lartë lidhur me Rastin e Hades. Sipas policisë, po hetohen zyrtarë të lartë për shpërdorim të detyrës zyrtare.Prokurori Osman Kryeziu konfirmon hetimet. Dyshohet se 20 milionë eurot janë keqpërdorur në pazaret ndërmjet ish-udhëheqësve dhe kompanive që ndërtojnë banesa.

20 milionët e ndarë për shpronësimin e banorëve të Hades, dyshohet se janë keqpërdorur nga ish-zyrtarët e qeverisë së kaluar, përmes marrëveshjeve që ishin bërë me kompanitë që ndërtojnë banesa, në emër të ndërtimit të banesave për hadjanët.

Burime të besueshme të gazetës kanë treguar se ish-zyrtarë të lartë të qeverisë së kaluar janë përgjegjës për shpronësimin e banorëve të Hades, kanë bërë marrëveshje me disa banorë të Hades, të cilëve iu kishin ofruar banesa në Prishtinë, në kompensim të pronave të tyre në Hade.

Sipas këtij burimi, këto para janë keqpërdorur duke u fryrë faturat e shpenzimeve për ndërtimin e banesave për banorët e Hades.

“Një banesë për një banor të Hades, sipas qeveritarëve të kaluar, ka kushtuar 100 mijë euro, që është absurde. Përveç kësaj, shumë enorme, për një banesë në Prishtinë, aty janë fryrë faturat se kinse një banesë e ndërtuar ka kushtuar afër 200 mijë euro”, rrëfen ky burim. (nga Nebih Maxhuni, express)
Shtuar më 01/02/2009, ora 17:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori