Aksident tek Unaza e Madhe, makina përplas motorin, i lënduari në gjendje të rëndë (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në pranë mbikalimit të unazës së madhe në Astir ku një makinë ka përplasur një motor.

Nga video-ja e publikuar shihet se drejtuesi i motorit është në tokë pa ndjenja.

Ndërkohë bëhet me dije se i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po pritet transporti i tij drejt spitalit.

Ende nuk ka detaje të tjera ku për më tepër do të kemi informacione në vijim.


Shtuar 18.12.2022 20:41