Hapen shkollat në vend, ulen në banka 5400 nxënës
Janë hapur sot 600 shkolla publike në Shqipëri para fillimit të vitit shkollor për 5400 nxënës që nuk kanë ndjekur mësimin online.

Me rregullat e distancimit fizik, nxënësit e klasave të para deri në të pestat do të plotësojnë njohuritë për dy javë deri në nisje të vitit të ri shkollor.

Kujtojmë se Ministria e Arsimit ka njoftuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa ka theksuar se në datën 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënës të klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.

Ministria e Shëndetësisë po punon për strategjinë se si do të zhvillohet mësimi në shkolla dhe masat që do marrë në mënyrë që të mos lejohet përhapja e Covid-19 në institucionet e arsimit.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit, të përcaktuara këto që në muajin maj.

Shtuar më 31/08/2020, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori