PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.

Bardhi shkruan se, shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

“Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për insvestimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij”, shkruan Bardhi në Facebook./albeu.com