Hapen konkurset, ja vendet vakante në administratë
Pëlqej
Ministrja e Inovacionit Milena Harito njoftoi sot për hapjen e konkurseve për vendet vakante në administratën publike. Në profilin e saj në Facebook, ministrja bën publike vendet e para të lira në administrate.

“Sipas ligjit të ri këto konkurse janë krejt të ndryshme nga më parë.” shkruan Harito duke i kërkuar të interesuarve të konsultohen në faqen përkatëse.www.pad.gov.al

Ja 9 vendet e para
Inspektorë të Tatimeve, lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike ose Juridike”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Inspektorë të Tatimeve “Shkenca Ekonomike ose Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Inspektorë të Tatimeve, lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike ose Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Specialist i Auditimit të Brendshëm, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Specialist i Auditimit të Brendshëm, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Specialist “Gjeodezi/Topogjeodezi/Gjeomatike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Specialist “Informatikë/GjeoInformatike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Specialist “shkenca ekonomike”, niveli minimal i diplomës “Master profesional”
Specialist “Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Shtuar më 13/08/2014, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori