Hapen doganat me Greqine
Albeu.com
Jane hapur mengjesin e sotem te gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqine. Hapja ka ndodhur pas perfundimit te greves se 3600 doganiereve greke te cilet kishin braktisur punen nga mengjesi i dites se hene.Perfundimi i greves erdhi pas bisedimeve prej mese 8 oresh mes perfaqesuesve te grevisteve dhe te qeverise greke. Palet duket se kane rene dakort perkohesisht nisur edhe nga pasojat teper te renda qe shkaktoi kjo greve e doganiereve ne Greqi.

Jane rreth 150 milione euro qe greqia humbte cdo dite, ndersa nga mosfunksionimi i doganave me greqine pala shqiptare kishte nje dem direkt prej 500 mije dollaresh.

Greva e nisur diten e hene u lajmerua se do te perfundonte te merkuren por ajo u zgjat duke shkaktuar nje situate te renduar ne kufirin greko shqiptar ku me qindra trajlera me targa te huaja ngelen te bllokuar.

Megjithate ne greqi vazhdon te ngelet ne fuqi kercenimi per rifillimin e greves sepse pas perfundimit te bisedimeve palet do te shikojne zbatimin e marreveshjes mes tyre. (t-ch)
Shtuar më 26/09/2008, ora 16:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori