Hapen berberët dhe klinikat dentare, zgjerohet harta e zonave të gjelbra
Prej ditës së sotme do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare. Ndër të tjera zonavegjelbra do t’i shtohen dhe 14 bashki të tjera, veç atyre që ishin deri më sot.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nga dita e hënë data 11 maj, shtohen si zonagjelbra bashkitë: Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonavegjelbra me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00).

Por, mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Gjithashtu duke filluar nga sot të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Përjashtim nga lehtësimi i masave bëjnë bashkitë e shpallura "zonë e kuqe", si Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini, Kruja dhe Fieri, ku do të jetë në fuqi i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri më soti.
Shtuar më 11/05/2020, ora 08:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori