Hapen 400 vende pune pėr tė sapodiplomuarit
Rreth 400 tė sapo diplomuar do tė kenė mundėsinė tė punėsohen 3 muajt e ardhshėm falė njė marrėveshje tė nėnshkruar midis Bashkisė sė Tiranės dhe Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės.



Nėpėrmjet Kartės Studentore, studentėt do tė pėrfitojnė ulje pėr tė gjitha shėrbimėet dhe mallrat qė ofrohen nga 200 sipėrmarrėsit qė pranuan tė jenė pjesė e kėsaj marrėveshje.


“Ne i garantojmė siguri dhe transparencė biznesit, jo plane klienteliste, por plane tė shpalosura qartė. Marrėveshja e bashkėpunimit konsiston nė tre nivele; pėr tė lidhur bashkinė dhe mbi 200 biznese si fillim nė njė marrėdhėnie tė re, ku ne marrin pėrsipėr tė punėsojmė brenda 3 muajsh, nga dy tė rinj pėr secilin nga kėto biznese. Kėtė do e ndjek me kėnaqėsi si prioritet absolut. Pra hapim 400 vende pune pėr 3 muaj, pėr 400 tė sapodiplomuar”- tha Basha.

Po ashtu marrėveshja parashikon ngritjen e njė qendre trajnimesh dhe konsultimesh karriere pėr tė rinjtė, qė financohet 50% me fondet e bashkisė dhe 50% tė Dhomės sė Tregtisė si edhe ofrimin e shėrbimeve me kosto tė reduktuar pėr studentėt. Pėr kreun e dhomės sė tregtisė dhe Indutrisė Nikolin Jaka, kjo marrėvshje ėshtė njė pėrgjigje e biznesit ndaj bashkisė sė Tiranės e cila ka lehtėsuar punėn e sipėrmarrėsve nė Tiranė. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?