"Hap vende pune që të heqësh njerëzit nga llotot”, Rama i përgjigjet qytetarit
Pëlqej
Edi Rama ka shumë skeptikë edhe në mediat e tij sociale në lidhje me vendimin për të mbyllur pikat e basteve.

Së fundmi një komentues i ka shkruar Ramës në Facebook, ku i thotë se duhen hapur më shumë vende pune që njerëzit të largohen nga lotot.

Komentuesi shprehte këtë shqetësim:

“Hallall si e bërë, jeni i madh fare, po ik se lat nam ca i keni këto do lesh gjith kta njerëz pa pun jeni ne terezi ju apo jo???

Hap ore vende pune per ata qe lozin lloto e kazino qe mos te ken me mendje per atje. Ca esht kjo llogjik kemi gjysmit pa pun, hajt ti bëjmë gjithë pa pune,”- shkruan qytetari.

Rama vendosi që t’i përgjigjej pikërisht këtij qytetari dhe të shpjegoi më pas se kur do të mbyllen përfundimisht pikat e basteve.

“A e di sa janë punësuar nga janari në shtator? 26 mijë vetë, dhe për këta nuk ka një X po ka një emër e mbiemër në Republikën e Shqipërisë.

240 mijë është paga më e ulët sot në vend, marrin ata që s’kanë zanat dhe as kualifikim. Kush i ka këto, merr shumë më shumë. Qindra miliona euro në vit që i merren familjeve do i shkojnë ekonomisë shtëpiake, s’do i marrë lumi.

Kush ka dhënë me qera lokale bastesh e lojërash fati, do të adoptohet në një treg për konsumin, mos më shaj nëpër dhëmbë, por më ndiq me vëmendje.

Taska më e ulët në rajon nga janari, do të flasim me fakte shqip. Kumari është financimi i krimit në Shqipëri, edhe pse vumë rregull më shumë më parë, krijuam një sistem të ri kontrolli mbi lojërat e fatit. Është domosdoshmëri për Shqipërinë e sotme largimi i tyre.

DO doja ta bëja më parë sic e kisha premtuar, por s’mundja dot se rezistenca ishte e madhe. Në mandatin e parë kisha rezistencë si pasojë e koalicionit qeverisës.

E di që kam zhgënjyer shumë njerëz, por nuk munda dot, unë kam qenë më i mërzitur. Por këtë 31 dhjetor nuk do ndodhë. Këtë herë mundem. Se di çfarë do bëjë opozita të mbyllë biznesin që iu çanë dërrasat shqiptarëve.

Do i bëjmë dhuratë shumë familjeve që duan të shpëtojë pjesëtarët e tyre nga kjo sëmundje,” tha Rama.
Shtuar më 12/10/2018, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori