Hanter: I vetmi humbës i lojrave të Rusisë mund të jetë populli serb
Albeu.com
NAT0 është në Kosovë për t'ju përgjigjur sfidave ndaj të cilave shqiptarët e Kosovës dhe serbët nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkët, thotë ish-ambasadori amerikan në NAT0 Robert Hanter. Idenë që dikush nga jashtë përpiqet që t'ia rrëmbejë dikujt territorin ai e quajti nonsens. Në një intervistë për "Zërin e Amerkës" Hanter tha se më në fund "Rusia ka shansin që të gjendet në anën e drejtë të historisë së Ballkanit", në vend që të luajë lojra të bazuara në fantazi gjeopoliotike, thotë Hanter. "Rusia mund të përfitojë shumë nga Kosova e pavarur e cila bashkëpunon me Serbinë, mu sikur edhe nga Serbia e cila po lëviz në drejtimin pozitiv. I vetmi humbës i lojrave që po i luan Rusia mund të jetë populli serb", paralajmëron Hanter.
Shtuar më 25/08/2007, ora 16:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori