“Hamza Hamzai është dëshmitari i rremë i Kokëdhimës”
PD në Delvinë bën me dije se ish-deputeti Koço Kokëdhima po përdor dëshmitarë të rremë për të fshehur lidhjen e tij me Klement Balilin, si psh një person të quajtur Hamza Hamzai, që e prezanton si kryetar të PD-së në këtë qytet.

Në një shkrim të publikuar sot nga gazeta “Shekulli”, me titull “Kryedemokrati mbron Balilin: PD e sulmon se kaloi majtas në 2013-ën”, Hamzai prezantohet kësisoj:

“Kreu i Partisë Demokratike të zonës, Hamza Hamzai, nuk nguron të thotë se kjo lojë politike e ka prekur këtë familje, e cila është njohur për mbështetjen e PD-së prej shumë vitesh. Madje vëllai i Klement Balilit ka qenë anëtar në Këshillin Bashkiak….”

Për këtë citim, PD-ja Delvinë shprehet:"Oligarku Koço Kokëdhima, i kapur në shkelje të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, ka fabrikuar sot në gazetën e tij një mashtrim ordiner, në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij të afërta e të drejtpërdrejta me Klement Balilajn, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Eshtë pikërisht Kokëdhima, për të cilin të gjithë në Sarandë e në Delvinë e dinë që i ka marrë para Balilajt për ta emëruar në krye të transportit rajonal, që nxjerr gënjeshtra të qëllimshme në gazetën e tij.

Dega e Partisë Demokratike Delvinë, deklaron se qytetari Hamza Hamza, që përdoret si dëshmitar i rremë nga Kokëdhima, jo vetëm nuk është pjesë e strukturave të PD Delvinë, por ishte në ballë të fushatës së mazhorancës së sotme në vitin 2013 e 2015. Dega e Delvinës në fshatin Stjar, përfaqësohet me kryetarin Murat Skura". /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2016, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori