Hamallaj, s'lejohet prishja e ndertimeve
Albeu.com
Inspektoriati Urbanistik Kombëtar shtyn për në ditët në vijim aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Hamallaj të Durrësit. Aksioni ishte planifikuar të niste në orët e para të mëgjesit të së enjtes, por banorët e ...... Hamallajt që kundërshtojnë aksionin bllokuan rrugën dhe u përplasën me forcat e policisë.
Për pasojë kanë marrë dëmtime dy efektivë policie që shoqëronin gjatë aksionit inspektorët e policisë ndërtimore. Policët janë goditur me mjete të forta dhe sprai të mbushur me benzinë.
Efektivët kanë marrë disa dëmtime dhe janë shoqëruar fillimisht për të marrë kujdes mjeksor në spitalin e Durrësit. Mjekët garantuan se efektivët e policisë janë jashtë rrezikut.
Ndërkaq, për shkak të situatës së krijuar mes banorëve dhe policisë, kryeinspektori i inspektoriatit urbanistik kombëtar vendosi të shtyjë ndërhyrjen në Hamallaj. Mësohet se aksioni do të kryhet në ditët në vijim.
Sipas burimeve nga Inspektoriati Urbanistik kombëtar në Hamallaj janë evidentuar rreth 150 ndërtime pa leje, për të cilat do të merret masa e prishjes.
Shtuar më 01/07/2010, ora 15:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori