Haltcel: Kosova e pavarur eshte fakt, nuk ka kompromis
Albeu.com
Nëse përparimi ndërmjet Amerikës dhe Serbisë është i mundshëm sa i përket çështjes së Bosnjës, situata është ndryshe kur bëhet fjalë për Kosovën, thotë Michael Haltzel nga Qendra për Marrëdhënie Transatlantike, duke komentuar një deklaratë ...... të ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiq se "nuk duhet insistuar në centralizimin e Bosnjës e Hercegovinës dhe në pavarësinë e Kosovës".
"Sa i përket Kosovës, aty nuk ka hapësirë për kompromis. SHBA-të dhe 61 vende, përfshirë edhe shumicën e anëtareve të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë", ka thënë për BBC-në Hetzel. "Në dy deceniet e fundit Kosova ka qenë viktimë e politikës së aparthejdit të Millosheviqit, pas të cilit pasuan edhe dhjetë vjet të protektoratit ndërkombëtar dhe ndërmjetësimit midis Beogradit dhe Prishtinës. Thjesht Kosova e pavarur është një fakt dhe nuk ka asnjë arsye të vetme që kjo çështje të nisë nga fillimi. Amerika nuk do ta ndryshojë qëndrimin për këtë", theksoi Hetzel nga Qendra për Marrëdhënie Transatlantike, i cili një kohë ka qenë edhe shef i kabinetit të Joe Bidenit në kohën kur ai ishte kryetar i Këshillit të Politikës së Jashtme të Senatit amerikan.
Shtuar më 26/02/2010, ora 18:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori