Vetëm 9 raste të reja, si u harkua “butë” sot harta në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit ISHP ka konstatuar 9 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 548 numrin total të të prekurve.

Një ditë më parë u konfirmuan pozitivë 21 persona. Qyteti më problematik sot është Laçi me 5 raste.

Rakacolli konfirmoi ndërkohë se në spitale gjenden 43 persona të shtruar. Nga këta, 35 janë në infektiv dhe 8 në Sanatorium.

Shkodra konsiderohet si vatra më problematike për koronavirusin krahas Tiranës.

Raste të reja sot

-5 raste Laç
-1 rast Tiranë
-2 raste Kukës
-1 rast Fier


Shtuar 18.04.2020 09:17