"Hallet t'i di dhe hallet m'i din": Del biseda ku Ilir Rustemi i kërkonte biznesmenit para për "Bajrajt"
Duket se grupi "Bajri" nuk është mjaftuar vetëm me punësimet në OSHEE dhe spital përmes presionit, por ka vënë edhe gjoba ndaj biznesmenëve.

Sic edhe është mësuar, Behar Bajri jepte urdhra prej burgut në Holandë, dhe kishte shumë persona që punonin për të.

Në dosjen hetimore të policisë të zbardhur për abcnews.al është edhe një bisedë mes Ilir Rustemit, pjesë e grupit “Bajri” dhe një biznesmeni me inicialet A.V, të cilit i kërkonin 5 000 euro.

Biseda është regjistruar në prill të vitit të shkuar dhe konfirmon sipas prokurorisë se dy personat e përgjuar kishin një raport financiar mes tyre.

Biseda e përgjuar:

999- o tan me fillu vlla tashi noj gja si e këna lan, hallet ti di e hallet mi din!
406- ilir vlla me dt 2 ose me 3 do të cojë një shok me të taku dhe do mbyllim një pjes
999- ok vlla
406- flm te rujt zoti.

Prokuroria vëren se po në të njëjtën situatë, Ilir Rustemi është me shtetasin me inicialet D.D, mik i afërt i familjes Bajri, i cili dyshohet se bënte lidhjen mes biznesmenit dhe grupit për marrjen e parave.

Përmbajtja në dosjen e prokurorisë:

“Në rrethana të paqarta dhe që nuk pranohet të sqarohen nga A.K, i con një mesazh telefonik Ilir Rustemit më datë 26 prill 2018 ku i shkruan:

Ilir si kalove me bani tel ardiani tha ma ban hallall thuji ilirit deri nesër nuk mundem me ardh prz vec nëse 99% kryej pun tha e vit ë takoj me respekt dori”. /abcnews.al
Shtuar më 23/11/2019, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori