Hallakati Gjykatën Kushtetuese, tani Rama gjen zgjidhje tjetër për Lleshin
Kryeministri Rama e ka të qartë se nuk ka çfarë të bëjë ligjërisht kundër mosdekretimit të propozimit të tij si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit.

Në këto kushte, ai po kërkon zgjidhje të tjera, siç është emërimi i zv.ministër me kompetenca të zgjeruara. Të njëjtën praktikë, pra të qeverisjes me zv.ministra ndoqi edhe Fatos Nano një dekadë e gjysmë më parë kur kishte probleme me sigurimin e maxhorancës në Kuvend.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama theksoi se ai i ofronte mbështetje të plotë Gjeneral Lleshit.

“Mosdekretimi ështe një shkelje e Kushtetutës, por ndërkohë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese do të gjejmë mënyra të tjera, pasi nuk ka asnjë lloj mëdyshjeje për mbështetjen e Sandër Lleshit”- mësohet të ketë thënë Rama.

Sipas Ramës, Sandër Lleshi ka Top Cosmic, certifikatën më të lartë të Sigurisë dhënë nga NATO.

Certifikatë që e ka edhe ministri Pandeli Majko, dhënë po nga NATO.
Shtuar më 05/11/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori