Haliti: Gjykata Kushtetuese po na kthen para 2001-shit
Pëlqej
Albeu.com
nga Bekim BuçiGjykata kushtetuese mund ta kthejë Maqedoninë në situatën e para konfliktit, nëse vazhdon me qëndrimet e saja mospërfillëse ndaj gjuhës shqipe, vlerëson nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë Rafiz Haliti.Haliti, i cili është nënkryetar parlamenti nga radhët e BDI-së, thotë se Gjykata duhet të pësojë ndryshime në qasjen e sajë, ose në të kundërtën ky institucion do të kthen në Maqedoni poltikën e cila është bërë para konkliktit të vitit 2001. “Nëse vazhdohet me të njëjtën metodë që të refuzohen shkresat e komunave të drejtuara në gjuhën shqipe, gjithsesi se duhet të ngrihet iniciativa që Gjykata kushtetuese të pëson ndryshime në vendimmarrje. Në të kundërtën ky institucion do të bën politikën e cila është bërë para konfliktit të vitit 2001 kur të drejtat e shqiptarëve mohoheshin përmes institucionit të quajtur Gjykatë Kushtetuese”, sqaron Haliti. Haliti e ka bërë këtë pronocim duke komentuar vendimin e Gjykatës kushtetuese për të mos iu përgjigjur shkresës së marrë nga komuna e Tetovës, vetëm pse shkresa në fjalë ka qenë edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe. Në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se “komunikimi i tërësishëm i qytetarëve dhe personave juridik me Gjykatën Kushtetuese zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik
Nënkryetari i BDI-së dhe i Parlamentit, Rafiz Haliti, shton se Gjykata Kushtetuese në Maqedoni, gjatë kohës së fundit është duke bërë politikë ditore, sepse kur janë në pyetje shqiptarët kjo gjykatë gjithmonë sjellë vendime antishqiptare. Ai vlerëson se nëse vazhdon me këtë kurs të funksionojë Gjykata Kushtetuese, atëherë do të shndërrohet në instrument i cili punon në dëm të të drejtave të shqiptarëve të garantuara me Kushtetutë. Kreu i komunës së Tetovës, Hazbi Lika, javën e kaluar ka dërguar shkresë në dy gjuhë deri tek Gjykata, mirëpo kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet për shkak se lënda nuk është dërguar vetëm në gjuhë maqedonase, por edhe në gjuhën shqipe. Në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se “komunikimi i tërësishëm i qytetarëve dhe personave juridik me Gjykatën Kushtetuese zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik. “Gjykata kushtetuese gjatë kohë është duke bërë politikë ditore, sepse gjithçka që ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve në këtë gjykatë merren vendime në dëm të komunitetit shqiptarë. Nëse vazhdohet kështu ky do të jetë ai instrument i cili do të përdoret edhe në të ardhmen në dëm të të drejtave të shqiptarëve, të garantuara me Kushtetutë, të cilat janë miratuar në Parlament”, deklaroi numri dy i BDI-së, Rafiz Haliti. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe krerëve shqiptarë të cilët i drejtojnë komunat e banuar kryesisht me shqiptarë, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të cilën ua garanton kushtetuta e Maqedonisë sepse sipas tij nëse shqiptarët qëndrojmë pas asaj që garantohet me ligj dhe kushtetutë, Gjykata kushtetuese do të jetë e obliguar të respekton ligjin dhe të drejtat e shqiptarëve. “Kryetarët e komunave dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën të cilën ua garanton ligji dhe nëse ne qëndrojmë pas asaj që garantohet me ligj dhe kushtetutë, Gjykata kushtetuese do të jetë e obliguar të respektojë ligjin dhe të drejtat e shqiptarëve në R.M., në të kundërtën puna e gjykatës do të jetë e pakuptimtë ose nuk do të jetë e pranueshme për shqiptarët”, thotë Haliti. Ndryshe, me amendamentin 5 të Kushtetutës së Maqedonisë garantohen se gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind të qytetarëve në Maqedoni dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale, mund të shfrytëzohet edhe gjuha zyrtare krahas gjuhës maqedonase në pajtueshmëri me këtë ligj. Mirëpo Gjykata Kushtetuese nuk respekton këtë nen edhe pse me ligj është e obliguar që të mbrojë Kushtetutën. (lajm)
Shtuar më 12/11/2008, ora 17:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori