Titullar me Leeds dhe kombëtaren e Anglisë, Liverpooli dhe Reali në garë për Phillips

Liverpooli dhe Real Madridi janë në garë për të siguruar shërbimet e super mesfushorit, Kalvin Phillips.

26-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm me klubin dhe po ashtu ka një vend titullari në kombëren e “Tre Luanëve”.

“El Nacional” raporton se “The Reds” janë të gatshëm të shpezojnë 35 milion euro për mesfushorin i cili ka kontratë me skuadrën aktuale deri në vitin 2024.

Mësohet se skuadra e Leeds nuk preferon ta shesë lojtarin e tyre të rivalët e Premier League, ndaj kalimi në Madrid fiton më shumë forcë.

“Los Blancos” e shohin Phillips si një lojtar që mund të shtojë konkurencën ne mesfushë me Casemiron. r.t/albeu.com


Shtuar 17.01.2022 11:58