Halimi: Rama i ka 84 votat që ti emërojë e shkarkojë vetë gjyqtarët
Eduard Halimi, eksperti i PD për reformën në drejtësi, ish-ministër i Drejtësisë, akuzoi PS se ka shkelur rekomandimet e KomisionitVenecias, me synim kapjen politike të sistemit të drejtësisë.

“Për të filluar punën për hartimin e një drati të reformës kushtetuese të bazuar në 138 rekomandimet e KomisionitVenecias, dy javë më parë deklaruam se mbështesim qëndrimin e Komisionit.

PS dhe ekspertët e saj, në mënyrë të njëanshme hartuan një draft dhe me arrogancë dhe injorim të plotë të rekomandimeve kryesore të KomisionitVenecias, që hidhte poshtë skemat e ndërtimit institucional që synon përdorimin dhe kapjen politike të institucionit të drejtësisë. Kush do i emërojë ata që do shkarkojnë e emërojnë gjyqtarët e prokurorët, kush do jetë në krye. Kjo ka qenë pika e debatit, qëndrimi jonë i hershëm është që këta njerëz të mos jenë njerëz që emërohen nga kryeministri, mazhoranca, qoftë kur kryeministër e ka emrin Rama, qoftë kur e ka Basha. Pra kemi propozuar që emërimi i këtyre personave të bëhet me një shumicë në parlament, që mos lejoje kryeministrin ta ketë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Sot Rama ka një shumicë me 84 vota, pra duhet të jetë një shumicë më e madhe që mos ekzistojë skema e kapjes. Është thënë në rekomandimin 55 të KomisionitVenecias, citoj: “çimentohet kapja politike me 3/5”, tha Halimi. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2016, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori