Halimi: Po punohet për zbardhjen e vrasjes së Konomit
Eduart Halimi
Ministri i drejtësisë Eduart Halimi tha sot se po punohet për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Halimi siguroi se të gjitha shqetësimet e familjarëve të gjyqtarit të vrarë do të shqyrtohen me korrektësi.

"Pritet rezultati i hetimeve të prokurorisë për çështjen Konomi. Bashkëpunimi polici-prokurori për këtë çështje ka qënë i kënaqshëm dhe priten rezultatet e hetimeve të prokurorisë për të dhënë të reja të tjera", deklaroi ministri i drejtësisë.

Halimi ka garantuar se familjarëve të Konomit i është garantuar mbrojtja, pas letrës së tyre, ku kërkohej zbardhja e ngjarjes pasi jetët e tyre po kërcënohen.
Shtuar më 03/10/2011, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori