Halimi ne parlament: Ka ceshtje me te rendesishme per te diskutuar
Albeu.com
Kuvendi i Serbisë dje mbajti seancën e jashtëzakonshme pas vendimit të GJND-së sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.
Përndryshe Kuvendi Republikan zhvilloi seancën për mbështetjen e nismës për të kërkuar në Kombet e Bashkuara bisedime të reja rreth Kosovës. Me këtë rast, deputeti Riza Halimi reagoi ashpër dhe paraqiti qëndrimet e tij që pas shpalljes së mendimit të GJND-së ishte dashur që kjo politikë nëse jo vrullshëm por së paku të tregon shenjtat e para të ndryshimit të kësaj politike ndaj Kosovës. Me këtë rast ai dje bëri që të hap problemin dhe të diskutohen temat e problemeve jetësore me të cilën po ballafaqohen edhe serbët e Kosovës por në të njejtën mënyrë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshkak të mungesës së dialogut në relacion Beograd-Prishtinë, si dhe mungesës së gadishmërisë për të zgjidhë problemet jetësore. Sipas fjalëve të deputetit Riza Halimi deklaruar për Radiotelevizionin Presheva, pas diskutimit replikuan Ministrit i Arsimit Zharko Obradoviq dhe deputetët nga radha e radikalëve me pyetje dhe se shihet se vazhdon të trumbetohet se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë të getoizuar. Deputeti më tej shtoi se është koha e fudit që udhëheqja në Beograd të jetë e gatshme që me Prishtinën të bisedohet për zgjidhjen e problemeve jetësore, konkrete, pa marrë parasysh vendimin e shpallur më 17 shkurt për Pavarsinë e Kosovës nga Kuvendi i saj. Përndryshe, pas shumë orë diksutimesh, vendimi për bisedime u miratua me 126 vota për, 26 kundër dhe dy abstenime. (per Albeu.com, Ardita Saqipi, Presheve)
Shtuar më 27/07/2010, ora 21:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori