Detaje të reja nga aksidenti që i mori jetën Reyes

Kanë kaluar saktësisht dhjetë muaj nga vdekja tragjike e Jose Antonio Reyes.

Ish reprezentuesi spanjoll gjeti vdekjen teksa po shkonte në shtëpinë e tij, për të parë familjen.

Lojtari që dikur kishte veshur fanellat e Sevillas, Arsenalit, Atletico Madrid dhe Real Madrid, doli nga rruga me Mercedesin e tij, dhe pavarësisht reagimit të shpejtë të emergjencës, nuk mund të bëhej asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Gjatë ditëve pas aksidentit, shumë ekspertë u përpoqën t’i japin përgjigje asaj që kishte ndodhur.

Tani, Cadena SER zbulon se studimi ka treguar se vetura e Reyes në momentin e aksidentit po shkonte 187 kmh, dhe shkaku i aksidentimit ishte dalja e pneumatikut të majtë, e cila ishte ndërruar vetëm një orë më herët në një punëtori.


Shtuar 2.04.2020 08:20