Halimi: Fillimi i qeverisë së Ramës, antikushtetues
Eduard Halimi e cilëson si antikushtetues fillimin e qeverise Rama. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Halimi shprehet se sipas Kushtetutes kryeministri paraqet programin bashke me kabinetin, i cili dje nuk ishte dekretuar ende, nderkohe qe programi u dorezua ne Kuvend ne oren 16.00.

Sipas tij, edhe hapi i pare i Kuvendit ishte po ashtu antikushtetues, pasi pranoi ne kundershtim me ligjin programin e qeverise.

“Perballe kesaj injorance ne qeverisje qe nuk ngurroi te shfaqej qe ne diten e pare, ne jemi te vendosur te qendrojme fort ne mbrojtje te interesave me te mira te qytetareve shqiptare dhe demokracise ne vend”- shkruan ai.

Postimi i plote

“Neni 97
Kryeministri i emeruar …….. i paraqet per miratim Kuvendit, BRENDA 10 DITEVE, PROGRAMIN POLITIK TE KESHILLIT TE MINISTRAVE SE BASHKU ME PERBERJEN E TIJ.”

Pasi tregoi me mburrje dekretin, Z. Rama shkeli Kushtetuten e vendit. Hapi i pare i kryeministrit ishte antikushtutes. Akt i papranueshem ne nje vend demokratik!
E paparanueshme edhe per Kuvendin e Shqiperise qe veprimi i pare qe kryen eshte antikushtetues, sepse pranoi paraqitjen e nje programi pa perberje madje reklamoi mediatikisht kete pranim.

Ne fakt ,Presidenti i Republikes sot e dekretoi qeverine e re dhe vetem sot i lind e drejta kushtetuese, kryeministrit ta paraqese ne kuvend, vetem SOT i lind e drejta kushtetuese kuvendit te pranoje paraqitjen e programit dhe perberjen e qeverise.

Miq, eshte aq e nxituar dhe uritur per pushtet maxhoranca e re saqe dhe nenet formale, te qarta me precedente te mirevendosur te Kushtetutes i shkel. Sa keq qe perpara se te behej kryeminister i te gjithe shqiptareve Z.Rama as e ka lexuar Kushtetuten!

Perballe kesaj injorance ne qeverisje qe nuk ngurroi te shfaqej qe ne diten e pare, ne jemi te vendosur te qendrojme fort ne mbrojtje te interesave me te mira te qytetareve shqiptare dhe demokracise ne vend.
SHQIPERIA NUK KA NEVOJE TE KTHEHET MBRAPA DHE AS TE DISKUTOI PER STANDARDET MINIMALE TE KUSHTETUESHMERISE!
Shtuar më 11/09/2013, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori