Gjatë muajit maj qeveria do të angazhohet që të ndërtojë katër
burgje private, ku do të vuajnë dënimin persona të akuzuar për vepra të lehta penale. Këtë e ka bërë të ditur
Ministri i Drejtësisë, Eduard
Halimi përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.
“Së pari ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes për shtetin duke rritur cilësinë e shërbimit në institucion, dhe së dyti, garantojnë rehabilitimin. Në këto
burgje vendosen më lehtë programe të punës për të burgosurit duke ju dhëne atyre mundësinë të kualifikohen dhe të punojnë. Nuk do dalin më me duar në xhepa, vunerabël për të kryer të tjera krime. Fal partneriteti publik me privat, përgjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen jo më pak se 4
burgje private. Këto
burgje të ndërtuara do te mjaftojnë për të transferuar se paku 3 000 të dënuar që vuajnë dënimin jashtë Shqipërisë, duke i kursyer familjarëve të tyre shpenzimet e mëdha harxhuar rrugëve për t’i takuar”,- shkruan
ministri i Drejtësisë,
Halimi. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2013,
ora 14:58