Halimi akuzon Topin, kunderpergjigjet Presidenca
Albeu.com
Deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka akuzuar kreun e shtetit, Bamir Topi për shkelje të Kushtetutës. Pas këtyre akuzave të deputetit të PD-së, se është shkelur Kushtetuta pasi nuk është dekretuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar Presidenca.
Akuzat janë bërë në Komisionin e Ligjeve, ku Halimi është ndaluar në mosdekretimin nga ana e presidentit të kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Halimit, presidenti Topi nuk ka emëruar kreun e Kushtetueses, që sipas tij duhej bërë që në 4 qershor. "Ku është një akt i rëndë e i paprecedentë. Është një fyerje për Kushtetutën e shtetin ligjor", ka thënë ai.
Deputeti kërkoi që të mblidhet urgjent Kuvendi për të kaluar dekretin.

Nërkohë që kundvrshtimet kanë ardhur nga Spiro Peçi, këshilltari juridik i Presidentit Topi, i cili deklaroi se Presidenti ka ndjekur procedurë transparente si për kryetarin dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetutese.

Ai shpjegoi se katër anëtarëve të Kushtetueses i ka mbaruar mandati.
Zoti Peçi nënvizoi se përzgjedhja e kandidatuarev për vendet vakante është bërë mbi bazën e kritereve. "Presidenti i është përmbajtur seleksionimit të kandidaturave në bazë të kritereve ligjore dhe ka bërë përpjekje që pjesë e këtij procesi të behet edhe politika shqiptare. Me mbarimin e mandateve Presidenti ka dalë me propozim konkret me PS-në e PD-së që të mos krijohej asnjë ngërç", shtoi Peçi.
Sipas këshilltarit, procesi ka qenë ligjor e transparent, por që jo gjithmonë ka gjetur konsensus nga faktorë të tjerë.
Shtuar më 28/07/2010, ora 14:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori