Halili: Deputetet Hani dhe Zymberi mbeshtesin Iliriden
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i Lëvizjes Kombëtare për Iliridën, Nevzad Halili, ne deklaraten e tij per Alsat-M, zbulon identitetin e deputetëve shqiptarë që e përkrahin idenë e tij.
"Dy deputetë, siç përmendët ju, njëri nga Struga. Në rast se është një, atëherë është Tahir Hani, kjo është e vërtetë. Edhe një deputet tjetër është nga Kumanova. Tash mendoj se nuk bëj ndonjë çudi shumë të madhe, ky është Abedin Zymberi”, deklaroi për Alsat kryetari i Kryetari i Lëvizjes Kombëtare për Iliridën, Nevzad Halili.
“Unë personalisht kamë biseduar me zotin Tahir Hani diku para ndërtesës së Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ai ma ka dhënë dorën edhe jemi përqafuar, dhe e kam pyetur ku je ti? Më tha - shko të shohësh, pyet gazetarin që është duke e përgatitur revistën Realiteti, dhe të shohësh se çka kam thënë unë, do të thotë Tahir Hani këtë e ka përkrahur botërisht”, ka nënvizuar Halili.
“Unë me deputetin Abedin Zymberin nuk jam takuar, por Abedini këtë ja ka dhënë një gazetari të revistës Realiteti dhe dihet emri i tij", shtoi Halili në këtë intervistë.
Shtuar më 13/11/2008, ora 20:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori