Ai bëri bujë të madhe në media pak kohë më parë, për shkak të koleksionit të orave dhe jo vetëm, e më pas vijoi
karvani me vuajtjet e të
atit.
Por
Erik Fullani nuk ka ndërmend të ndalet, e ndërsa pa adresë i jep shuplakën e radhës të gjithë personave të cilët akuzonin të atin e tij.
Me anë të një fotoje, ai ka dhënë mesazhin e radhës, teksa ndodhet pranë të
atit duke qeshur.
“I lejm zagarët të lehin se ata atë punë kanë.
Karvani ju mbeti n’
shina, s’ditën as me LYP FAM!!!”. Kështu shprehet
Erik Fullani teksa poston një foto së bashku me të atin, ish-guvernatorin Ardian
Fullani.
Ky i fundit ndodhet në "arrest shtëpie", pasi po hetohet mbi skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë.
Eriku u vendos në fokus të mediave, pas fotove me jetën luksoze që bënte, e ndërsa sot shfaq lumturinë që ndodhet pranë të
atit. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014,
ora 10:06