Haki Shatri zyrtarisht i bashkohet AAK-se
Albeu.com
Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe i Financave, zyrtar i lartë deri më tani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sot (e premte) ka njoftuar kalimin në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).“E njoftoj opinionin publik se që nga sot, veprimtarinë time politike do ta zhvillojë në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe se do të jem anëtar i këtij subjekti politik. Këtë veprim e ndërmarr me bindje të thellë se kjo është mënyra me e mirë për t’i shërbyer vendit. Po ashtu, në Parlamentin e Republikës së Kosovës do t’i bashkëngjitëm grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Haki Shatri përmes një komunikate për media.

Ndërsa, Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së, konfirmoi për Express se Shatri tash e tutje do të jetë anëtarë i kryesisë së AAK-së.

“Është një nder i madh për partinë tonë. Dhe ky është një mesazh edhe për tjerët, që dyert e AAK-së janë të hapura. Ndihemi të fuqizuar që Aleancës iu ka bashkangjitur Shatri”, thotë ai.
Shtuar më 25/04/2009, ora 02:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori