Haki Çakos i njoftuan pezullimin në celular (VIDEO)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, u pezullua nga detyra në lidhje me hetimin mbi pajisjen e përgjimeve.

Çako akuzohet për "shpërdorim detyre", pasi nuk ka marrë masa për të siguruar hyrjen dhe administrimin e kësaj pajisjeje, e cila ka hyrë në vendin tonë pa iu nënshtruar kontrollit doganor dhe pa autorizimin përkatës të kryeprokurorit.

“Çako ka mohuar që kjo pajisje të mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme”, vijon komunikata zyrtare e prokurorisë.

Por siç duket edhe në videon në fjalë, Haki Çakos i kanë njoftuar pezullimin në celular. Kur gjykata vendosi pezullimin e Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ai ishte në Panairin e Policisë.

Saimir Tahiri nuk ishte aty, kur një telefonatë e njoftoi për pezullimin, për skandalin e përgjimeve. Haki Çako ishte pranë deputetëve të PS, Ulsi Manja, Pirro Lutaj dhe Xhemal Qefalia.

Mbylli telefonin i tronditur nga lajmi. U afrua tek Ulsi Manja dhe i tha se ishte pezulluar. Me hapa të ngadaltë, afrohet tek makina. “Futu në makinë”, i tha Ulsi Manja duke parë se kamerat nisën të filmonin. /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2016, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori