Haki Çako apelon vendimin e Gjykatës që e pezulloi nga detyra
Haki Çako i cili u pezullua dje lidhur me skandalin e përgjimeve me pajisjen e paligjshme që ka hyrë në Shqipëri nga Italia, tashmë ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Apelimi është bërë nga avokati i tij Maks Haxhia, i cili e kishte paralajmëruar një ditë më parë se nuk do të pajtoheshin me vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Kujtojmë këtu se ndaj dy vartësve të Çakos u vendos masa e sigurisë "arrest shtëpie". Grupi hetimor sekuestroi dje edhe kompjuterin e zyrës së Haki Çakos, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2016, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori