Hajdutët me armë i grabisin ndër sy makinën tenorit të njohur në Tiranë
Tenori i njohur Ylber Gjini u bë pre e një grabitjeje të pazakontë mëngjesin e sotëm ku tre hajdutë i rrëmbyen atij makinën">makinën ndër sy.

"Në orën 2:54 dëgjoj zërin e çunit që po bërtiste në ballkon. Kur dal unë, i fundit që hipi në makinë nga të tre kriminelët me maska, me kobure, me pistoletë në dorë u fut në makinë", thotë tenori për News 24 duke shtuar se e kishte blerë makinën">makinën me kredi.

"Tani i bie që të punoj 10 vjet për ta shlyer makinën">makinën se e kam marrë kredinë për 10 vjet. I bie të punoj 10 vjet për hajdutin. Më kanë vjedhur tre herë. I bie që gjithë jeta të punosh për hajdutët, për kriminelët", shprehet i irrituar ai.

Statusi i plotë në Facebook
Te dashur miq. Sot ne oren 03:00 nen kercenimin e armeve nje grup grabitesish prej tre vetesh rembejne makinen time qe ishte e parkuar poshte ballkonit. Edhe mbas reagimit tone nga ballkoni ata me pistoleta drejtuar ndaj nesh e cuan deri ne fund misionin e tyre kriminal.

Jeta jone e pa sigurte dhe gjitheashtu dhunimi dhe rrembimi i prones pasiguria e saj por me e dhimbeshmja eshte se mbas denoncimit te menjehereshem ne organat pergjegjese te policise ajo nuk “pati” mundesine dhe aftesine te neutralizonte keta kriminele.

Tani nje makine e thjeshte e mare me kredi 10 vjecare e nje artisti qe eshte ropatur per 25 vjet ne skene befas zhduket nen kercenimin e armeve nga race e felliqur kriminelesh dhe te adresuar me perpikmeri mes qindra makinash shume te shtrenjta tregon se Artisti eshte i kercenuar dhe i pa mbrojtur ng strukturat shteterore pergjegjese per mbrojtjen dhe sigurine e jetes dhe prones.
Shtuar më 06/02/2017, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori