Hajdutët u pikasën nga zonja e u përleshën me kryefamiljarin, detaje nga grabitja në Kavajë
Një grabitje në tentativë ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e sotme.

Ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zik-Xhafaj, rreth 2 kilometra larg qytetit të Kavajës.

Mësohet se dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një vilë, por në momentin e parë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila ka qenë me bashkëshortin dhe fëmijët.

Sapo panë se në territorin e tyre ishin futur grabitësit, pronari i shtëpisë është konfrontuar me ta duke marrë disa plagë të lehta.

Mësohet se grabitësit pasi janë penguar nga pronari nuk kanë mundur dot të hyjnë në brendësi të banesës dhe të favorizuar nga errësira janë larguar me vrap duke humbur gjurmët.

Menjëherë familjarët kanë njoftuar policinë e Kavajës, e cila ka ngritur pika kontrolli për rreth zonës, si dhe është duke u krehur e gjithë zona. Policia dyshon se grabitësit nuk kanë mundur të largohen shumë për shkak se reagimi i autoriteteve ka qenë i shpejtë.
Shtuar më 22/01/2021, ora 22:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori