Hajdutët i bëjnë "gjëmën" Lefter Kokës
Pëlqej
Tre persona të maskuar hynë në kantinën e njohur të pijeve alkoolike, "Gjergj Kastrioti" në Rrazhbull të Durrësit, pronë e ministrit të LSI-së, Lefter Koka.

Mësohet se ata fillimisht kanë lidhur rojet dhe më pas kanë hyrë tek kasaforta duke grabitur 5 milionë lekë.

Pas grabitjes kanë marrë edhe një furgon të kompanisë duke u larguar me të.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.

Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shtuar më 19/06/2017, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori