Aksidentohet G-Bani: U bëra operacion 2 herë, ai që më përplasi ende i lirë

Arban Përlala, i njohur me pseudonimin e tij G-Bani është aksidentuar në Britaninë e Madhe. Ai ka ndarë një video me ndjekësit e tij në rrjetin social në “Tik Tok”, duke treguar se i është dashur që të operojë këmbën e tij dy herë.

Sipas tij, ai është përplasur nga një makinë, por Policia nuk e ndihmoi vetëm për shkakun që ishte shqiptar.

“Më aksidentuan me makinë, dikush më përplasi me dashje dhe më theu këmbën. Bëra operacion. Kur unë jam në shtrat dhe nuk lëviz dot, ai që më përplasi është i lirë. Policia thotë se nuk kanë prova që e bëri ai aksidentin. Ai më përplasi me dashje. E di që në Angli nuk u intereson shumë. Kur morën vesh që isha shqiptar, nuk më pranuan as dëshmitarët. Duhet të ndalojë kjo urrejtja ndaj shqiptarëve. Aksidenti ka ndodhur në Fulham më 22 qershor. Dëshmitarët nuk merren parasysh, se thanë që ngaqë janë shqiptarë edhe ata si unë, i kam shokë edhe nuk mund të merren për bazë,”-u shpreh ai.

Duhet të ndalojë kjo urrejtja ndaj shqiptarëve. Aksidenti ka ndodhur në Fulham më 22 qershor. Dëshmitarët nuk merren parasysh, se thanë që ngaqë janë shqiptarë edhe ata si unë, i kam shokë edhe nuk mund të merren për bazë,”, thekson ai. /albeu.com

@gbani_officialI WAS CRASHED BY A CAR IN FULHAM ON 22 JUNE. I GOT SEVERE BODY INJURIES. A LIFETIME IMPACT ON MY HEALTH. THE DRIVER WHO DROVE ON ME BECAUSE I SCRATCHED HIS CAR, IS NOW FREE. THE STATEMENT IF THE WITNESS WHO SAW WHAT HAPPENED, IS NOT BEING TAKEN IN ACCOUNT ONLY BECAUSE HE IS ALBANIAN AND I AM ALBANIAN.♬ original sound – G-BANi