Hajdutët gjakosin dhe vjedhin të moshuarin në Vlorë
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e një të moshuari rreth 70 vjeç. Me të hyrë në banesë hajdutët e kanë goditur dhe më pas i kanë vjedhur rreth 1 milionë lekë të vjetra.

Nipi i të moshuarit e ka gjetur gjyshin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur dhe menjëherë ka lajmëruar policinë. Autoritetet kanë ardhur në vendngjarje ndërsa i moshuari është dërguar në spitalin e qytetit.


Shtuar më 27/02/2019, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori