Hajde Bismillah, me 15 shtator FSK-ja nis pune
Albeu.com
Më se 1 mijë e 300 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gjysmë të shtatorit do të nisini misionin e tyre. Batalioni i Deminimit, i Kërkim shpëtimit, ai i Zjarrfikësve, Logjistika, Mjekësia dhe Komunikimi do të jenë të parët që do të nisin punën në terren.Por, paraprakisht të gjithë pjesëtarët e FSK-së, 90 për qind e të cilëve janë ish-pjesëtarë të TMK-së, do të kalojnë trajnimin testues nga ana e NATO-s, kur do të përcaktohet edhe data e saktë të aktivizimit operacional të kësaj force.

Drejtori i Operacioneve në Ministrinë e FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se FSK-ja tashmë është e gatshme të nisë misionin e saj në fillim të muajit të ardhshëm. Por, edhe pas kësaj, kjo forcë do të vazhdojë të jetë nën “llupen” e Aleancës Veriatlantike, e cila edhe do të përcaktojë planin e punës për këtë forcë.
Forca e Sigurisë së Kosovës përfundimisht aktive dhe e kompletuar do të jetë vetëm në vitin 2011, ku pritet të përfundojnë trajnimet 2 mijë e 500 pjesëtarë aktivë të kësaj force. (ktv/albeu)
Shtuar më 22/08/2009, ora 00:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori