Hajdari sulmon Ramën: PS ka tradhtuar shqiptarët!
Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në rubrikën “Opinion” deklaroi se PS ka tradhtuar shqiptarët për sa i përket çështjes së listave të hapura.

Hajdari theksoi se Edi Rama veproi me manovër politike, duke bërë që listat e hapura të mos jenë më realitet.

Sipas saj, listat e mbyllura sjellin memecë në parlament.

“Bëjnë sikur hapin listat, është një manovër. Ata edhe në moment të fundit një mekanizëm, që të hedhin hi në sytë e shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë lista të hapura 100 përqind.

Rama kërkon të zgjedhë deputetët e preferuar. Listat e mbyllura sjellin memecë në parlament. E gjitha tregon se këta janë të njëjtit, nuk e ndryshojnë lëkurën e ujkut që kanë.

Kam treguar konsistencë në qëndrimet e mia. Ky vend përfaqësohet nga deputetë që nuk kanë folur njëherë, që nuk kanë shkuar njëherë në zonën e vet elektorale.

PS po tradhton shqiptarët, për atë që ka thënë vetë. PS po degradon qytetarët shqiptarët, ndaj duhet demaskuar totalisht kjo skemë”, tha Hajdari.
Shtuar më 02/10/2020, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori