Hajdari reagon për raportin e OSBE-ODIHR: T'i jepet fund pushtetit pa limit
Deputetja Rudina Hajdari me anë të një postimi në Fecebook, ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Hajdari në shkrimin e saj vë theksin tek reforma zgjedhore, ndërkohë që shton se i duhet dhënë fund pushtetit pa limit të kryetarëvepartive dhe më në fund shqiptarët të mund të zgjedhin përfaqësuesit që ata duan, e jo diktaturën e kryetarëvepartive politike.

Postimi i plotë

Arsyeja kryesore që qytetarët shqiptarë në 30 Qershor nuk patën mundësi zgjedhje dhe nuk ishin të përfaqësuar ishte sepse Opozita joparlamentare mori vendimin e paprecedentë të digjte mandatet dhe të mos hynte në zgjedhjet lokale, vendim ky që thelloi krizën politike në Shqipëri dhe i dhuroi Partisë Socialiste plot 61 Bashki.

Raporti fajëson të gjitha krahët politike njësoj për papërgjegjshmërinë e tyre ndaj elektoratit shqiptar, duke mos lënë vend për interpretim.

Prandaj, gënjeshtrat në mënyrën se si lexojnë Raportin e OSBE ODIHR-it tregon edhe njëherë se sa i kalbur është sistemi ynë politik dhe zgjedhor.

Është pikërisht ky sistem zgjedhor, ku kryetarëve të partisë u jepet pushtet pa limit, duke cënuar demokracinë e brendshme në çdo qelizë të partisë, që e ka sjellë vendin tonë në këtë pikë ku jemi sot, ku njerëzit ndihen të papërfaqësuar vetëm prej tekave personalë të kryetarëvepartive.

Duke parë situatën ku ka degraduar sjellja politike, është e qartë që Reforma Zgjedhore do të jetë i vetmi mjet i drejtë për të adresuar problemet e zgjedhjeve dhe për të hapur debatin publik, për një sistem zgjedhor më të denjë e më përfaqësues për shqiptarët, dhe që konsideron rekomandimet kryesore të OSBE ODIHR-it si: njohja e zgjedhjeve, depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe financimi transparent i partive politike gjatë fushatave.
Shtuar më 05/09/2019, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori