Arsenal me plane të reja për mesfushën, Declan Rice në listën e “topçinjve”

Mesfushori i West Ham, Declan Rice ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit .

Sipas mediave angleze, “topçinjtë” e konsiderojnë atë një objektiv kryesor për verën e ardhshme dhe janë të sigurt se mund ta mposhtin Chelsean për të, ndërkaq në garë për mesfushorin është edhe Manchester United.

Deri më tani, Rice nuk ka në plan të rinovojë kontratën e tij me West Ham , e cila skadon në vitin 2024 dhe i gjithë ky “operacion” pritet t’i kushtojë rreth 80 milionë euro. /albeu.com


Shtuar 16.01.2023 20:04