Hajdari: PD ka zgjedhur rrugën anti-kushtetuese, suksese Patozitt
“Zotit Patozi i uroj suksese, por do vazhdoj rrugën time”. Kështu ka deklaruar deputetja Rudina Hajdari, në lidhje me krijimin e partisë së re, për të cilën tha se nuk do të jetë pjesë e saj.

“Kam folur hapur me krijuesit, por nuk kam pasur asnjë lloj roli në krijimin e kësaj partie. Lajmet dolën se unë isha shprehur hapur, isha pro mos bojkotimit të zgjedhjeve. Isha pro dhe të formimit të një forumi politik që do përfaqësonin demokratët. PD dhe partitë e tjera kanë zgjedhur një mëyrë anti-kushtetuese dhe jo të përshtatshme të një vendi që kërkon të futet në BE”, tha Rudina Hajdari.
Shtuar më 23/04/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori