Hajdari i çon kërkesë ODIHR-it për Reformën Zgjedhore, çfarë pritet të ndodhë nesër
Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore që zgjati për 4 orë ka përfunduar dhe palët nuk kanë një dakordësi sa i përket votimit biometrik. Përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes duke thënë se nesër do të mbahet një tjetër mbledhje sa i përket sistemit danez.

“T’ju them të drejtën nuk pati dicka konkrete. Mendoj që është një cështje e rëndësishme votimi elektronik. Bëra një kërkesë ndaj ekspertëve të ODIHRIT dhe pati një dakordësi për këtë gjë. Jemi të kënaqur që sistemi danez do të trajtohet nesër. Hapja e listave duhet të jetë çështja kryesore e reformës dhe do të mbetem besnike e qytetarit e qytetarit që ka nevojë të prezantohet në mënyrë të denjë dhe ishte një hap i mirë të propozimit që ka bërë ambasada amerikane për sistemin danez”, tha Hajdari.


Mbledhja e radhës do të jetë nesër në orën 11:00.
Shtuar më 28/05/2020, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori