Hajdari e lumtur: Kemi tre palë politike që mbështesin listat e hapura
Deputetja Rudina Hajdari ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, e cila zgjati afërsisht për dy orë e 30 minuta.

Ajo sqaron se janë tri pozicione që janë pro listavehapura.

"Kemi tre palë që po mbështesin plotësisht listat e hapura. Tani jam shumë e lumtur për këtë ditë", shprehet Hajdari

Reagimi i Hajdarit: Përpjekjet tona kanë qenë të panumërta që të hapen listat zgjedhore. Kemi tri pozicione që janë pro listavehapura. Kemi një iniciative ligjore në Kuvendin e Shqipërisë që garantojnë hapjen e listave 100%. Për sa i përket listavehapura janë një realitet në Shqipëri. Jam e lumtur që PD pas shumë thirrjesh tani ato erdhën tek qendrimi ynë dhe u bashkuan rreth kësaj kauzë të rëndësishme për demokracinë e Shqipërisë. Kemi tre palë që po mbështesin plotësisht listat e hapura. Tani jam shume e lumtur për këtë ditë.
Shtuar më 24/07/2020, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori