Haxhia dhe Salihi humbasin gjyqin në Strasburg
Pëlqej
Gjykata e të Drejtave të Njeriut me bazë në Strasburg e cilësoi si të papranueshëm ankesën e dy aplikuesve shqiptarë, Ismet Haxhia dhe Jaho Salihi (Mulosmani)për shkelje të Nenit 6 paragrafi 2 (prezumimi i pafajësisë).

Sipas gjykatës procedurat penale, që çuan në dënimin e oficerëve të rangut të lartë të policisë shqiptare për përfshirje në vrasjen e një politikani ishin të drejta.
Gjykimi i çështjeve nr. 29861/03 Haxhia kundër Shqipërisë dhe 29864/03 Mulosmani kundër Shqipërisë nuk është përfundimtar, pasi mund të apelohet pranë Dhomës së Madhe të Strasburgut. Por, duket se ka qenë unanim në rastin e Jaho Salihit dhe me shumicë votash në rastin e Haxhisë, raporton sekretaria e Gjykatës.

Gjykata arriti në konkluzionin se procedurat e ndjekura në të dy rastet nuk përmbanin asnjë element të mungesës së drejtësisë. Avokatët e aplikantëve kanë patur në dispozicion mjaft kohë që të studjonin dosjen e çështjes; dënimet e tyre janë kryer mbi bazën e dëshmive nga një numër dëshmitarësh dhe Gjykata nuk mundi të gjejë arbitraritet në paraqitjen e provave. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2013, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori