Deputetja Rudina
Hajdari ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur mbi shkarkimin apo dorëheqjen e saj nga grupi parlamentar
demokrat.
Sipas Hajdarit tre deputetët Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Elezi kërkojnë që të sabotojnë
reformën zgjedhore me urdhër të Lulzim Bashës.
“Nuk kam dhënë dorëheqjen, kërkesa nuk është bërë në rregull. Kjo histori ndihmon Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, incidenti vjen nga 3 persona që duan te sabotojnë
reformën zgjedhore. Kjo tentativë është bërë për të spostuar rolin tim në komisionin e reformës
zgjedhore.
Na intereson që të hapen negociatat. Këta persona që kërkojnë spostimin tim nuk kanë dhënë kontribut në parlament.
Arben Elezi, Korab Lita dhe Alban Zeneli, janë këta tre persona që kërkojnë të shkatërrojnë opozitën.
Qellimi është të ndryshojmë sistemin, mundohen që të më hedhin mua poshtë”, u shpreh
Hajdari.
Deputetja shtoi më tej se mbi shumë prej deputetëve të grupit
demokrat është ushtruar presion në mënyrë që të votonin për shkarkimin e saj, mes tyre përmendi dhe deputeten Fatjona Dhimitri.
Hajdari shtoi më tej se ajo ka komunikime të vazhdueshme me ish-kolegët
demokrat, që tani janë jashtë Kuvendit, mes tyre dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Shtuar më 16/10/2019,
ora 10:25